​Arsyeja e bakshishit që mori ky kamerier, ju lë pa fjalë! (Foto)

Kasey Simmons i pëlqen t’i bëjë njerëzit të buzëqeshin. Por të martën, kamerieri 32 vjeç u pa duke shndritur në fytyrë.

Një klient në restorantin “Applebee” në zonën e Dallasit, ku ai punon i la atij një bakshish të paharrueshëm.

“Ata kërkuan gjënë më të lirë në meny”, tha Simmons. “Ujë me gaz”, shkruan CNN, përcjell Express.

Fatura totale ishte 0.37 dollarë, ndërkaq bakshishi ishte 500 dollarë. Ndërsa, një porosi e lënë në pecetë shpjegoi arsyen.

kamaa_1476871388-2668697

“Në një nga ditët më dëshpëruese të vitit… ia keni bërë ditën të mrekullueshme nënës sime”, tha në shënim. “Ju keni këmbëngulur për të paguar. I keni thënë asaj se ajo është një grua shumë e bukur. Unë nuk kam parë kjo grua të buzëqeshë qysh kur babai im vdiq”, shkruhej në pecetë.

Mirësia e Simmons bëri diferencën, dhe vajza e gruas, deshi t’ia bënte këtë me dije. Por ajo nuk deshi që ai ta dinte emrin e gruas. Tani për tani ai vetëm mund të pyesë veten se cilën grua e ka bërë të buzëqeshë, duke e ditur tashmë se gjesti i tij i thjeshtë, ka pasur një ndikim të çmuar.

Temat
Fun

Të afërta