Zaev: Pushteti nuk ia arriti qëllimit – zgjedhje më 11 dhjetor do të ketë

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe i opozitës maqedonase Zoran Zaev e përshëndeti shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke porositur se nuk është realizuar qëllimi i pushtetit që zgjedhjet të shtyhen dhe të mbahen së bashku me zgjedhjet lokale.

Zaev gjatë vizitës së sotme në Veles tha se programi partiak “Plan për Maqedoninë” më së shumti është fokusuar në ekonominë dhe në projektet për standard me të mirë të qytetarëve, transmeton TetovaSot.

Shpërbërja e Parlamentit pa vendim përfundimtar për njësinë zgjedhore numër gjashtë, sipas Zaevit është mangësi e partive në pushtet të cilat as nuk kanë pranuar propozim për një njësi zgjedhore për tërë shtetin e as që kanë arritur të merren vesh midis tyre, ndërsa opozita të pranoje çfarë do vendimi.

zaev-veles_1476798487-4054695

Temat
Rajon

Të afërta