“Votojnë” fëmijët amerikanë, zgjedhin presidente Hillary Clintonin

Kandidatja demokratike, Hillary Clinton, ka marrë 52 përqind të votave të nxënësve, ndërsa rivali i saj republikan Donald Trump, ka marrë vetëm 35 për qind, tha kompania Scholasticus (Scholastic).

Kompania tha se 13 për qind e nxënësve kanë zgjedhur opsionin “asnjëri prej tyre”, e cila është konsideruar një përqindje jashtëzakonisht e lartë, transmeton lajmi.net.

Votat e nxënësve gjatë viteve të fundit paraqesin një parashikim mjaft të saktë të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, sipas AP.

Sondazhi është realizuar nga fëmijët që vijojnë kopshtin deri në vitin e fundit të shkollës së mesme. /

Temat
BotëLajme

Të afërta