Tiranë, shoferi 50-vjeçar tenton të vrasë kalimtarin, plumbi hyn në dhomën e një foshnje!

Një 50-vjeçar u vu në prangat e policisë gjatë ditës së sotme duke shmangur kështu një ngjarje të rëndë.
Bajram Islami me banim në tiranë tentoi të vriste me armë zjarri një person pranë rrugës “Jordan Misja” në kryeqytet. Panorama shkruan se motiv për konfliktin mes tyre është bërë fakti që kalimtari i ka zënë rrugën për disa çaste 50-vjeçarit i cili lëvizte me makinë.

Ai ka nisur të ofendojë kalimtarin dhe ky i fundit nuk e ka lënë pa përgjigje! Por në një moment shoferi 50-vjeçar ka dalë nga makina dhe është konfliktuar fizikisht me kalimtarin, me inicialet M.D.

Bajram Islami ka marrë më tej pistoletën që kishte në makinë dhe ka qëlluar me armë ndaj kalimtarit, po fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur. Madje plumbi ka goditur dritaren e një banesë aty, duke hyrë në dhomën e një foshnje, por fatmirësisht nuk e ka prekur as këtë të fundit.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 3 dhe Skuadra Shqiponjat parandaluan ngjarjen e rëndë. Ishte vetë kalimtari i cili telefonoi policinë në numrin 112 për ta njoftuar se 50-vjeçari po e kërcënonte për ta vrarë me armë.

Policia sekuestroi armën tip pistoletë model 54, me një krehër.

50-vjeçari do të hetohet për tre vepra penale: “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” /

islami-d_1476814515-8971927

Temat
LajmeRajon

Të afërta