Tahiri siguron se në Bruksel s’do të bisedohet për Trepçën

Kosova dhe Serbia do të rinisin nesër dialogun në Bruksel.

Ministrja Edita Tahiri ka siguruar se pavarësisht dezinformatave që mund të kenë dalë nga pala serbe, në Bruksel nuk do të bisedohet për çështjen e Trepçës.

“Trepça dhe gjitha asetet tjera janë të shtetit të Kosovës dhe për to asnjëherë nuk është biseduar dhe nuk do të bisedohet me askënd”, ka thënë ajo, sipas një komunikate qeveritare.

Gjatë ditës së nesërme do të ketë takime në çështjen e reciprocitetit për tabelat e automjeteve mes dyja shteteve me qëllim të finalizimit të planit zbatues në bazë të marrëveshjes së arritur më 14 shtator të këtij viti, njofton komunikata.

Po ashtu, do të vazhdojnë bisedimet për marrëveshjen për drejtësi për të definuar më tej detajet e procesit të zbatimit. Pasnesër, më datën 20 tetor në agjendë do të jetë çështja e vlerësimit të zbatimit të marrëveshjes për njohje reciproke te diplomave.

Temat
LajmeVend

Të afërta