Stadiumet mbushen plot për Bebe Rexhën (Foto) (Video)

Këngëtarja Bebe Rexha është bërë njëra ndër artistet e reja më të pëlqyera në skenën ndërkombëtare.

Hiitet e saj të fundit, si dhe bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës si: Nicky Minaj, David Guetta, Britney Spears e shumë të tjerë, i dhanë një shtysë të mirë për të depërtuar në tregun e muzikës.

Tashmë ajo është mjaft e kërkuar edhe nëpër koncerte. madje ka filluar të mbushë edhe stadiume.

Në një video të publikuar nga këngëtarja në Instagram, shihet një nga sallat më të mëdha në Brooklyn, e cila ishte e stërmbushur nga publuku, teksa argëtohen me performancën e këngëtares Rexha.

Muajin e ardhshëm ajo do të jetë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV EMA 2016”, ku është e nominuar në dy kategori.

Performing at Barclays was such an amazing feeling. I love you Brooklyn.

A video posted by Bebe Rexha (@beberexha) on

Temat
Showbiz

Të afërta