Për dy foto të pa dorëzuara, nuk bëhen studentë

Një student i Universitetit të Ferizajt, ndonëse është pranuar, nuk mund të vijojë studimet, pasi nuk e ka plotësuar njërin kusht, për të cilin thotë se nuk ka pasur njohuri se duhet ta bëjë atë.
Për dy fotografi që nuk i ka dorëzuar, Vedat Veseli, 17 vjeçar, është larguar nga lista e të pranuarve.

Ai thotë se po ta dinte që ky do të ishte kushti për t’u regjistruar, do ta bënte edhe atë, por askush nuk e kishte lajmëruar. E në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj thonë se 2 foto janë kusht për regjistrimin e studentit dhe për shkak të moskryerjes së këtij obligimi, janë larguar edhe 30 studentë të tjerë, raporton KTV.

Sipas Armend Hysës, zyrtar për çështje studentore, universiteti nuk e ka për obligim t’i njoftojë kandidatët e pranuar se duhet të paraqiten për procedurat e regjistrimit.

Por nëse inspektorati arsimor vendos në favor të këtyre 30 nxënësve, atëherë të pranuarit e tjerë nuk do të largohen, por do t’i kërkohet Ministrisë së Arsimit që të rritet numri i të pranuarve. Inspektorati arsimor i Ministrisë së Arsimit thotë se pala ka të drejtë të parashtrojë çdo ankesë dhe vendimi mund të merret duke u bazuar në vërtetësinë e rastit.

Temat
LajmeVend

Të afërta