Pas betejës së gjatë me tumorin, gjigantja shqiptare kthehet në skenë (Foto)

Pas një beteje të gjatë me tumorin, aktorja e njohur Hajrie Rondo rikthehet sërish në teatër. Ajo do të jetë pjesë e një shfaqjeje, para vënies në skenë të...

Pas një beteje të gjatë me tumorin, aktorja e njohur Hajrie Rondo rikthehet sërish në teatër.

Ajo do të jetë pjesë e një shfaqjeje, para vënies në skenë të së cilës aktorja ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me pjesën tjetër të trupës. “Jam e kënaqur që kthehem në teatër. Më kanë pritur shumë mirë. Janë treguar të dashur e të sjellshëm. Me kontaktuan dhe më kërkuan të vija me këtë rol. Jam e lumtur që vij, sepse mbi të gjitha më pëlqejnë pjesët shqiptare”, u shpreh Rondo.

Shfaqja teatrore “Tre dhëndurët” vepër e Dionis Bubanit do të jetë premiera që do të vijë në skenën e teatrit të Metropolit gjatë këtij sezoni artistik. E veçanta e kësaj premiere, që pritet të jetë në skenën e teatrit është dhe pjesëmarrja e veçantë e aktores së njohur Hajrie Rondo me rolin e Sanijes në vepër.

Temat
Art

Të afërta

  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....
  • VIDEO/ Publikohet trajlleri i filmit ‘Half Magic’

    Krijuesit e filmit “Half Magic” debutuan trajllerin e këtij projekti. Ky film që ka të bëjë me luftën kundër seksizmit dhe burrave të këqij, dëshmon se duhet të shikohet...