Parashikime të çuditshme, që dolën të vërteta

Në botë ka shumë njerëz që ia mbajnë vetes për parashikues, por shumë më të paktë janë ata parashikimet e të cilëve me të vërtetë kanë ndodhur.

Jeffry Palmer

Parashikuesi australian Jeffry R. Palmer ka bërë shumë parashikime, ku disa prej tyre edhe janë bërë realitet, por disa të tjera, jo. Palmer me saktësi parashikoi shpërthimin e një vullkani në Oqeanin Indian, më 26 dhjetor të vitit 2004, si dhe cunamet që ndodhën më pas në brigjet e Sumatrës dhe Indonezisë. Më shumë se 230.000 njerëz nga 14 vende të botës u vranë gjatë këtyre fatkeqësive të mëdha natyrore. Palmer, po ashtu parashikoi se Koreja veriore ishte duke bërë prova bërthamore.

Jeane Dixon

Jeane Dixon gjatë viteve 1960 ishte astrologe, e cila u bë e famshme kur zonja e parë e SHBA-së, Nancy Reagan, kërkoi këshillën e saj gjatë presidencës së Ronald Reaganit. Dixon njihet më së shumti për parashikimin e vrasjes së Presidentit John F. Kennedy dhe vdekjes së Martin Luther Kingut. Një matematikan shpiku shprehjen “Efekti Dixon”, sipas të cilit njerëzit janë të prirë që të mbajnë më shumë mend parashikimet e sakta, duke injoruar numrin e madh të parashikimeve jo të sakta.

Mark Twain

Shkrimtari i famshëm amerikan, Mark Twain (i lindur si Samuel Clemens) nuk është aq i njohur për parashikimet e tij, edhe pse gjatë jetës, bëri disa parashikime, të cilat më pas u realizuan. Së pari, Twain parashikoi vdekjen e vet; ai kishte lindur në vitin 1835, kur ishte parë Kometa e Halley-t dhe ai parashikoi se do të vdiste kur kjo kometë të shihej përsëri. Kjo ndodhi në vitin 1910, kur ai vdiq. Ai parashikoi me saktësi edhe vdekjen e të vëllait.

Binjakët që parashikuan 11 shtatorin e vitit 2001

Terry dhe Linda Jamison janë dy binjakë, të cilët, sipas tyre, kanë një shpirt të përbashkët. Ata pretendojnë t’i kenë parashikuar sulmet ndaj Qendrës botërore tregtare në New-York, më 11 shtator të vitit 2001, duke dhënë një intervistë në një program të mëngjesit në radio, në vitin 1999. Binjakët thonë se kanë parashikuar edhe shumë zbulime në mjekësi, si p.sh: përparimet në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit, “Wiki-Leaks”-in, etj.

Temat
Përgjithshme

Të afërta