Obama-Trumpit: Mjaft më me “kukama” rreth manipulimit të zgjedhjeve

frimi i Trumpit me Putinit është vlera më e ulët e establishmenit politik amerikan, ka thënë Obama në konferencë për gazetarë me kryeministrin italian, Mateo Renzi, transmeton lajmi.net.

Obama ka kritikuar edhe zyrtarët tjerë republikanë pasi që sipas tij, ata po e pranojnë këtë qëndrim të kandidatit të tyre për president.

Presidenti amerikan ka thënë se Trumpi më nuk e befason, por më së shumti është i befasuar dhe i shqetësuar që zyrtarët republikanë po i pranojnë qëndrimet e Trumpit ndaj Rusisë.

“Kjo praktikisht është përmbysje. Duhet t’i pyesni ata që ta sqarojnë këtë”, ka thënë Obama.

Gjithashtu, Obama i ka thënë Trumpit që të ndalojë së ankuari se zgjedhjet do të jenë të manipuluara.

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se në rast të fitores mund të takohet me Valdimit Putinit edhe para marrjes zyrtare të detyrës.

“Nëse fitoj më 8 nëntor, mendoj se mund te takohem më Putinin në Rusi para marrjes zyrtare të mandatit si president”, ka thënë Trump.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.

Temat
BotëLajme

Të afërta