Nis rebelimi kundër ISIS brenda në Mosul

Me nisjen e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS, nga brenda qytetit raportohet të ketë nisur rebelimi i banorëve kundër ligjeve vendosura nga terroristët e ISIS.

Hejdar Ebadi, në orët e para të mëngjesit të së hënës shpalli nisjen e operacionit duke thënë: Ka ardhur koha e fitores, operacioni për çlirimin e Mosulit nisi. Sa i përket këtij operacioni gazeta amerikane Nju Jork Times ka raportuar mbi gjendjen në Mosul në prag të futjes së forcave irakiane. Sipas kësaj gazete, dje në kohën kur ISIS është munduar të zgjerojë rrjetin e tij të tuneleve nëntokësore, banorët e Mosulit janë angazhuar në mbledhjen e ushqimeve të nevojshme dhe natën nëpër mure kanë shkruar slogane dhe parulla pro rezistencës dhe kundër ISIS.

Sipas dhjetar personave që kanë arritur të largohen nga qyteti Mosul dhe ata persona që me telefonat e tyre në mënyrë të fshehtë komunikojnë me mediat, grupi terrorist për disa javë ka vendosur ligje të rrepta dhe të ashpra për shtypjen e popullsisë në rast se kjo e fundit synon të bëjë kryengritje apo të largohet nga qyteti. Sipas banorëve të Mosulit, për disa javë largimi nga ky qytet është kthyer në një çështje shumë të vështirë dhe të rrezikshme, sepse ata persona që nuk arrijnë të largohen detyrohen të paguajnë gjoba prej miliona dinarësh. Mirëpo me e keqja është se në rast se ISIS kupton se personat e larguar kanë qenë ish pjesëtarë ushtrisë apo policisë irakiane, fati që i pret këta persona është prerja e kokës së tyre.

Për momentin në Mosul jetojnë rreth 1 milion banorë, ndërsa ushtria amerikane thotë se në këtë qytet gjenden 3-4 mijë terroristë. Banorët e Mosulit, mediave u kanë thënë se javën e kaluar nëpër muret e qytetit janë pikturuar thënie dhe karikatura kundër ISIS. Ndërkohë ISIS ka dënuar me vdekje shumë persona duke i akuzuar ato për rebelim dhe kryengritje. Agjencia Reuters e lajmeve gjatë këtij muaji ka raportuar se ISIS ka ekzekutuar me vdekje 58 persona nën akuzën e thurjes së një grushti dhe komploti kundër ISIS në Mosul.

Kjo është në kohën kur në vitin 2014 rreth 1 mijë pjesëtarë të ISIS kanë detyruar rreth 60 mijë forca të ushtrisë dhe policisë së Irakut që të largohen nga qyteti. Në atë kohë një pjesë e banorëve të Mosulit kanë mirëpritur futjen e ISIS. Mirëpo pas dy vitesh të qëndrimit të ISIS në këtë qytet dhe ligjeve të ashpra dhe të dhunshme të ushtruar nga anëtarët e huaj, sirianë dhe ata irakianë të ISIS në Mosul, i ka penduar banorët e qytetit në fjalë që kanë mirëpritur ISIS.

Përgjatë këtyre dy viteve banorët e Mosulit janë detyruar të përballojnë ligje të rrepta të vendosur nga terroristët takfirist të ISIS, siç ishte heqja e tatuazheve me acid, vrasja e kundërshtarëve, ndëshkimet me kamxhik në mesin e njerëzve, etj. Përveç kësaj terroristët e ISIS kanë shkatërruar edhe veprat dhe monumentet antike dhe historike të qytetit Mosul.

Temat
BotëLajme

Të afërta