‘Mos e shitni Bellerinin’

Santi Sacorla ka thënë se Arsenal do të gabonte nëse do të shiste Hector Bellerinin
Mesfushori i Arsenalit, Sant Cazorla insiston se do të ishte gabim i madh shitja e mbrojtësit të djathtë spanjoll, Hector Bellerin.

Spanjolli është duke kaluar momente shumë të mira në Arsenal, duke zgjuar kështu interesimin e shumë skuadrave, ndër to edhe Barcelona.

“Bellerin është mbrojtësi i së ardhmes. Për Arsenalin do të ishte gabim nëse do të lejonte që të largohej. Është e natyrshme që shumë skuadra e duan, ndër to City dhe Barcelona”, tha Cazorla IBTimes UK

Temat
BotëSport

Të afërta