Kina paralajmëron qytetarët e saj të përgatiten për Luftën e Tretë Botërore

Ministri Wanquan bëri një deklaratë para disa ditësh, gjatë inspektimit të instalimeve ushtarake në provincën lindore të Kinës bregdetare, ku tha se publiku kinez duhet të jetë i informuar në lidhje me çështjet e mbrojtjes kombëtare, për shkak se sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit janë në rrezik.

Sipas agjencisë shtetërore të Kinës lajmeve ‘Xinhua’, Wanquan gjithashtu paralajmëroi për kërcënimet e sigurisë në det të hapur, si dhe pranoi seriozitetin e rrezikut për sigurinë kombëtare të Kinës.

Ai më tej ngarkoi të gjitha struktura e sigurisë së vendit,transmeton syri.net duke përfshirë ushtrinë, policinë, së bashku me qytetarët për t’u përgatitur dhe mobilizuar për të mbrojtur sovranitetin e tyre kombëtar dhe territorial.

Që nga vendimi i korrikut nga Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit (PCA) Kina ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të sfidojnë vendimin dhe për të mbrojtur sovranitetin e saj.

Temat
BotëLajme

Të afërta