KEDS lë pa rrymë fshatrat por jo edhe Prishtinën

KEDS vazhdon t’i le pa rrymë fshatrat në komunën e Podujevës. Pa rrymë kanë mbetur edhe shumë fshatra në shumë komuna të Kosovës.

Mirëpo, kjo nuk ndodhe edhe në kryeqytet, transmeton ‘Indeksonline’.

Sot është raportuar se në disa fshatra të Podujevës nuk ka pasur rrym gjatë gjithë ditës edhe pse nuk është pare se po punohet teren.

Nuk është hera e parë qe shumë fshatra të kësaj komune mbesin me orë të tëra pa energji elektrike. Me ardhjen e stinës se dimrit reduktimet edhe mund të rritën./

Temat
LajmeVend

Të afërta