Ish-ushtari i NATO’s në Kosovë kërcënon me sulm terrorist në Danimarkë (Foto)

Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s, akuzohet se dërgoi kërcënime me bombë ndaj institucioneve daneze.
Të hënën, dikush dërgoi kërcënime me bombë ndaj aeroporteve, spitaleve, qendrave tregtare dhe institucioneve tjera në Danimarkë, raporton faqja e televizionit shtetëror danez Dr.dk.

Këto kërcënime bënë që dy aeroporte dhe dy qendra tregtare të mbylleshin për disa orë në shtetin danez.

Policia daneze arrestoi të hënën një 31-vjeçar lidhur me këto kërcënime. Siç shkruan BBC News, i dyshuari është një ish-ushtar i ushtrisë daneze, i cili së fundmi kishte shërbyer në Kosovë.

Më parë, ish-ushtari i dyshuar për këto kërcënime, kishte shërbyer edhe në Afganistan. Të martën një gjykatë në Danimarkë, vendosi që ta mbajë në paraburgim të dyshuarin deri më 9 nëntor.

Temat
BotëLajme

Të afërta