Historia i Eminemit: Prej një fëmije të braktisur deri te një baba shembull (Foto)

Fëmijë i braktisur nga babai, dhe jo i trajtuar mirë nga nëna, fëmijëri kjo e cila ndikoi në personalitetin e Eminem. Jeta prej një ‘rebeli’ u përshkrua më së...

Fëmijë i braktisur nga babai, dhe jo i trajtuar mirë nga nëna, fëmijëri kjo e cila ndikoi në personalitetin e Eminem.

Jeta prej një ‘rebeli’ u përshkrua më së mirë në tekstet e tij.

I pagëzuar me emrin Marshall Bruce Mathers, Eminem u lind më 17 tetor 1972, në Josepsh, Mizuri. Fëmijëria e tij nuk ishte aspak e bukur, nuk e njohu kurrë babanë dhe bashkë me nënën u detyruan të ndërrojnë disa herë qytetet.

Këtë, reperi e ka cilësuar si pjesën më të vështirë të jetës së tij.

Duke bërë këso lloj lëvizjesh nuk arriti që të krijoj një shoqëri.

Gjithmonë e kritikoi nënën e tij për mënyrën se si ajo e kishte rritur.

Me anë të teksteve tregonte që nëna e saj abuzonte me drogën dhe e abuzonte fizikisht. Deborah Mathers, kështu e quajtur nëna e tij, mohonte të gjitha akuzat e djalit.

Në vitin 1999 ajo akuzoi djalin për shpifje dhe si dëmshpërblim kërkoi 10 milion dollar.

Por, gjykata e caktoi lëndën për 25 mijë dollar.
Eminem ndoqi shkollën “Lincoln” në Michigan, ku humbi klasën e 9 p

ër tre herë me radhë dhe e braktisi shkollën në moshën 17-vjeçare.

Edhe pse nuk ishte një nxënës i mirë, ishte njohës i mirë i gjuhës, madje edhe studionte fjalorin.

Gjithë këtë aftësi e shprehu më së miri në muzikën hip hop.

Temat
Showbiz

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com