Gashi: Postimi i Boiken Abazit është ironik

Avokati, Tomë Gashi ka thënë se statusi i anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazit është ironik, njofton Klan Kosova.

Gashi ka thënë në Infomagazine se ky postim i Abazit mund të kutohet vetëm nga shtresa intelektuale.

“Unë përfaqësoj vetveten dhe e kuptoj si status ironik, ka qenë i rëndë për ata që nuk e kuptojnë peshën e fjalëve.”

“Unë e kuptoj si deklaratë ironike por jo ofenduese, mu në më ofendon kjo, është funny, me humor më të tepruar Deklarata e tij nuk thotë se serbët e kanë krijuar Kosovën”, ka thënë Gashi.

Më tej Gashi ka foluar edhe në cilësinë e avokatit të Abazit, për dëbimin që i është bërë muaj me parë,

“Është një çështje e rëndë, e ka dëbuar Boiken Abazin për shkak të qëndrimit të tyre për një përiudhë kohore më të gjatë se sa duhet, unë jam avokat i tij, ka qenë një skandal edhe për dëbimin e tij dhe disa zyrtarëve të tij”, përfundon Abazi.

Temat
LajmeVend

Të afërta