Fustani i Eneda Tarifës ende në vitrinën e dyqanit të Jonida Maliqit (Foto)

Këngëtarja Eneda Tarifa kishte një paraqitje mjaft të bukur dhe të thjeshtë në “Top Awards 2016”, eventin e mbajtur në muajin qershor.

Ajo kishte vendosur të vishte një fustan mjaft veror por edhe solemn, të cilin e kishte veshur edhe këngëtarja Jonida Maliqi gjatë një seti fotografik në pishinë.

Kjo mesa duket nuk e pengoi aspak këngëtaren Tarifa e cila pa kompleks kishte veshur po të njejtin fustan dhe dukej mahnitëse atë natë.

Por, e çuditshme është se fustani ndodhet ende në vitrinën e dyqanit “Unique Shoe Shop” të Jonida Maliqit.

Në një video të publikuar nga Jonida së fundmi në Instagram, shihet qartë se fustani i njejtë ndodhet në rend të parë te vitrina e dyqanit.

Mesa duket, dyqani i këngëtares nuk qarkullon ndonjë shitje edhe aq të madhe përderisa një fustan i tillë, të cilit i është për promovim edhe në evente, bartet ende në vitrinë.

Por a mund të konsiderohet ky si edhe një gabim tjetër i këngëtares Maliqi, e cila promovon një fustan veror, në sezonën vjeshtë-dimër?.

jonida

jonida2

lapsi

Temat
Showbiz

Të afërta