E mërkura fillon me shi, të enjten vransira dhe intervale me diell

18.10.2016 – Vendi ynë vazhdon të mbetet në periferi të zonave me presion të lartë në lindje të kontinentit, ndërkohë nga perëndimi një turbullirë nga Atlantiku do të depërtojë...
20161018-forecast-36h_1476788299-2889571

18.10.2016 – Vendi ynë vazhdon të mbetet në periferi të zonave me presion të lartë në lindje të kontinentit, ndërkohë nga perëndimi një turbullirë nga Atlantiku do të depërtojë mbi rajon që gjatë ditës së mërkurë sërish do të sjellë reshje shiu.

Sonte gjatë natës priten reshje shiu të cilat do të vazhdojnë edhe nesër në mëngjes, që do të pasohen me rrebeshe të dobëta shiu dhe mot kryesisht të vranët, e gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë.

Ditën e enjte do të ketë edhe intervale me diell, ndërsa tri ditët e fundit të javës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vransira, intervale me diell dhe rrebeshe të dobëta shiu.

Sipas tendencave të fundit, në fillim të javës së ardhshme pritet të mbajë mot më stabil, me përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave mbi vlera mesatare.
Deri në fund të javës temperaturat do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga 6C deri në 8C, e ato maksimale nga 13C deri në 17C.

Era do të fryejë kryesisht nga jugu-juglindja 2-10m/s.

20161018-5day_1476788243-8850232

Temat
LajmeVend

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com