Dj Vicky “kërcënon” Robertin Mos ma prek shqiponjën (Foto)

Nuk kanë munguar debatet as mbrëmjen e sotme në spektaklin “Dance With Me”.

Siç ka bërë edhe puntatat e tjera edhe kësaj radhe, Robert Aliaj ka zgjedhur të ngacmojë me batuta deputetin Ndoka.

Ai i ka dhënë një bluzë të kuqe me stemën e një shqiponje të tjetërsuar për të simbolizuar kaosin në parlament.

Shqiponja i ngjante më shumë simbolit nazist dhe sipas Bertit ishte një vepër arti.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Dj Vickyt i cili ka dalë kundër Aliajt duke iu drejtuar me fjalët.

“Mos ma prek shqiponjën Berti! Nuk mund të tjetërsosh simbolin dhe krenarinë kombëtare”.

Ndërsa Roberti i është përgjigjur se kjo është një vepër artistike dhe ata që nuk e kuptojnë janë injorantë.

Moderatorja Alketa Vejsiu ka kërkuar nga personazhet dhe juria që mos ta politizojnë emisionin pasi ky është një spektakël ku vijnë të argëtohen.

Temat
Showbiz

Të afërta