Boikeni sharron edhe më thellë: Kush thotë “Unë biri yt Kosovë”, e ka baba Serbinë (Foto)

Zyrtari i lartë i “Vetëvendosjes”, i afërt me Partinë Socialiste në Shqipëri, nuk po ndalet së ofenduari banorët e Kosovës, pas një statusi të parë ofendues, e ka nxjerrë...

Zyrtari i lartë i “Vetëvendosjes”, i afërt me Partinë Socialiste në Shqipëri, nuk po ndalet së ofenduari banorët e Kosovës, pas një statusi të parë ofendues, e ka nxjerrë një tjetër edhe më brutal.
Boiken Abazi, zyrtari i lartë i LVV-së, nuk po ndalet së ofenduari kosovarët. Kësaj radhe ai e ka tepruar përmes një statusi ku ka shkuar se “kush mendon se ka për ‘nënë Kosovën’, duhet ta ketë të qartë që për ‘babë’ ka Serbinë”, shkruan Express.

Sipas tij, zëvendësimi i idesë së “nënës Shqipëri” me idenë e “Nënës Kosovë” nënkupton automatikisht edhe pranimin e “babës” Serbi.

Lexoni statusin e tij:

boiken_1476789190-9823886

Ky është statusi i tij i mëparshëm:

abazi2_1476789224-2096449

Temat
Opinione

Të afërta