Arsyetimi cinik i deputetit të VV’së – thotë se nuk i ka parë fyerjet e Boikenit

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, ka thënë se gjithë ditën ka qenë në komision dhe nuk ka pasur mundësi ta dëgjojë deklaratën e Boiken Abazit. Ai ka shprehur se...

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, ka thënë se gjithë ditën ka qenë në komision dhe nuk ka pasur mundësi ta dëgjojë deklaratën e Boiken Abazit. Ai ka shprehur se deklarata e sekretarit për marrëdhënie me jashtë të VV-së, nuk është qëndrim i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Me të thanë të drejtën tërë ditën kam qenë në komision dhe nuk e kam dëgjuar. Ka mundur të jetë ndonjë keqinterpretim prej jush, po sidoqoftë, nuk e di çka ka ndodhë, por kjo nuk mund të jetë absolutisht e Vetëvendosjes, por as e zotit Abazi”, ka thënë Kurteshi për lajmi.net.

Kurteshi nuk ka mundur të besojë se Abazi ka thënë se “ Ai që është për shtetin e Kosovës e ka babë Serbinë”.

Deputeti Kurteshi ka thënë se kjo deklaratë nuk mund të jetë qëndrim i Vetëvendosjes.
“Nuk po besoj që ka mundur të thotë diçka të tillë Abazi, tash në kontest qysh e ka thënë, por s’besoj ashtu që e ka thënë, por sigurisht që kjo nuk është qëndrim i Vetëvendosjes”, ka theksuar Kurteshi.

Sot, Boiken Abazi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kush është për shtetin e Kosovës e ka babë Serbinë, duke bërë që të ketë reagime të shumta të opinionistëve dhe njerëzve të politikës.

Temat
LajmeVend

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com