Alarmohet BE-ja, xhihadistët e Mosulit mund të vijnë në Evropë

Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për rikthimin e xhihadistëve nëse ISIS përzihet nga bastioni i vet në Irak, Mosul, paralajmëron komisionari i BE-së për Siguro, Julian King.

King ka thënë për gazetën gjermane “Die Welt” se madje edhe një numër i vogël i militantëve do të përbënin kërcënim serioz për të cilin Evropa duhet patjetër të përgatitet.

Ndërkohë, forcat irakiane kanë nisur dje një ofensivë që pritet të jetë shumë e gjatë në Mosul, për ta përzënë ISIS-in nga qyteti.

Hiç më pak se 5.000 luftëtarë të ISIS-it besohet se gjenden në Mosul.

1417160276-isis-militants_1476799251-1179183

Temat
Botë

Të afërta