3 vjeçarja ringjallet në ceremoninë e varrimit? (Video +18)

Një vajzë tre vjeçe e cila ishte shpallur klinikisht e vdekur nga mjekët, arriti t’i habiste të gjithë duke u zgjuar gjatë funeralit të vdekjes që po mbahej për të.

Fëmija i vogël nga Zamboa, në Filipinet jugore ‘vdiq’ në spital dhe familja e saj kanë përgatitur gjithçka shpejt e shpejt për funeralin e saj.

Por gjatë kohës që po mbahej mesha për vogëlushen nga brenda arkivolit janë dëgjuar disa zhurma, ndërsa i ati i saj ka ngritur menjëherë kapakun e arkivolit dhe ajo është parë të lëvizi kokën.

Babai i saj menjëherë rrëmbeu vajzën e tij nga arkivoli dhe i dha asaj një përqafim. Megjithatë, historia nuk ka një fund të lumtur, pasi fëmija tani është deklaruar përsëri e vdekur.

Doktor Mary Silyne Asor-Cabahug, më pas ka kontrolluar zemrën vogëlushes, por nuk arriti të gjente asnjë shenjë jete, kështu konfirmoi se fëmija ka vdekur. Ai këshilloi prindërit e fëmijës, ta varrosin sa më shpejt të jetë e mundur për të parandaluar sëmundjet.

Pamjet e momentit mahnitës u filmuan nga një njeri që ndodhej në meshën e vogëlushes përmes një telefoni dhe u ngarkuan më pas në internet.

Vajza e vogël vuante një ethe të rënda prej disa ditësh dhe u dërgua në një klinikë mjekësore, ku dhe u shpall e vdekur.