10 cent kilogrami, autobusët në Gjakovë po shiten për hekur (Foto)

Ky stacion përmes ankandit publik, ka sqaruar se pesha e përafërt e 14 autobusëve është rreth 79,350 kilogram. Çmimi fillestar është caktuar të jetë 10 cent për kilogram. “(Pesha...

Ky stacion përmes ankandit publik, ka sqaruar se pesha e përafërt e 14 autobusëve është rreth 79,350 kilogram.

Çmimi fillestar është caktuar të jetë 10 cent për kilogram.

“(Pesha e përafërt e 14 Autobusëve (skelet) në shitje, është rreth 79,350 kg. Për prerjet-copëtimet e autobusëve, matjet e peshës së materialit, si dhe transportimin e materialit, shpenzimet i bartë blerësi. Peshimi i autobusëve do të bëhet ne prani të antarëve të komisionit nga ana e Autoritetit Kontraktues”, thuhet në njoftimin e Ankandit publik, shkruan ORAinfo.

Stacioni i Autobusëve në Gjakovë po ashtu ka qitur në shitje edhe dy kombibusë.

Çmimi fillestar për të dy kombibusët është përcaktuar të jetë 4.600 euro

“Dy Kombibusët në shitje, për shkak të mundësive për riparim dhe aktivizim, do të shiten të dy së bashku (si pako), me çmim fillestarë prej 4,600.00 euro”, thuhet në Ankandin Publik
Shitjejt në Stacionin e Autobusëve nuk do të ndalën me kaq.

Përmes të njëjtit ankand publik, do të shtetit edhe njëjtë automjet zyrtar, vlera e secilit është caktuar të jetë 300 euro.

“Automjeti zyrtar në shitje , me mundësi për riparim dhe aktivizim”.

14627850-10210932865382124-1732467675-n

Temat
LajmeVend

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com