I verbri që jeton vetëm me kos…fle në dyshekun e gjetur në plehra (VIDEO)

Pa familje dhe vetëm me 9 mijë lekë të ardhura në muaj, Bardhi Qershori, një 45-vjeçar në Tiranë bën apel për ndihmë. Në ditën botërore të të varfërve, Report TV ishte në shtëpinë e e 45-vjeçari, i cili jeton në kushte tepër të vështira.

Një banesën e tij ku mbizotëron lagështira, Bardhi Qershori, fle në një dyshek që e ka gjetur në plehra. Ai nuk mund të shikojë plotësisht dhe merr ndihmë nga shteti.Gjithashtu vuan edhe nga diabeti

“Edhe këtë e kam marrë tek plehrat, pasi dikur flija në çimento. Lagështira këtu është e madhe. Suvaja ka rënë totalisht. Këtu jetoj’ tha ai.

Edhe ushqim ha në këtë dhomë, ku bukën e mban të varur në një varëse rrobash, ndërkohë që thotë se ushqimi i tij i përditshëm është kosi. Me lekët që merr si i verbër, nuk i mjaftojnë as për të kaluar muajin dhe detyrohet të hyjë në borxhe.

‘Jetohet me këto. Tani sa të mbaroj këto shkoj dhe marr borxh. Ja çfarë ha unë. Bukë e kos, asnjë gjë tjetër. Ka njerëz që më falin dhe me këto jetoj. Kos të përditshëm. Nuk mbahet trupoi vetëm më buke e kos’.

45-vjeçari thotë se nuk mund të punojë për shkak të promblemeve që ka me shikimin. Apeli i tij është që ta ndihmojë kush ka mundësi.

“Të vijë dikush e të na ndihmojë me çfarë të ketë dëshirë

Temat
LajmeRajon

Të afërta