Thaçi: Institucionet e drejtësisë të punojnë më shumë për viktimat e dhunës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në konferencën “Drejtësi dhe rimëkëmbje për viktimat”, të cilën e ka organizuar nga Prokuroria e Shtetit.

Në kuadër të masave që janë ndërmarrë për ndërtimin e një shteti të dinjitetshëm, Presidenti Thaçi ka thënë se është edhe nxjerrja e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe më pas edhe krijimi i mekanizmave përkatës që janë të nevojshëm për zbatimin e këtij ligji.

“Në rrjedhë të synimeve dhe obligimeve kushtetuese dhe ligjore, shfrytëzoj rastin që në këtë konferencë, ku po fillon shënimi i javës për të drejtat e viktimave, të ftoj të gjitha autoritetet kompetente, që karshi obligimeve kushtetuese dhe ligjore të sigurojnë që viktimat e krimit të trajtohen me profesionalizëm, duke respektuar të drejtën në siguri, dinjitet, jetën private e familjare të tyre dhe duke njohur ndikimin negativ të krimit në viktimat e krimit”, ka thënë Thaçi.

Ai i ka ftuar të gjitha institucionet relevante që të bëjnë edhe më shumë për informimin e qytetarëve për të drejtën e tyre në kompensim.

“Ministria e Drejtësisë, institucionet shëndetësore dhe sociale, policia, prokuroria dhe gjykatat duhet të punojnë më shumë që këtë të drejtë ta njohin sa më shumë qytetarët dhe të bëjnë fushata vetëdijesimi dhe forma tjera të informimit publik, ku qytetarët do të kenë në dispozicion informatat e nevojshme lidhur me procedurat për realizimin e të drejtës për kompensim”, ka thënë ai.

Duke i kujtuar dhe mbrojtur, presidenti Thaçi ka thënë se ndihmojmë viktimat e krimit dhe si rrjedhojë duke krijuar dhe funksionalizuar të drejtën e kompensimit financiar të viktimave të veprave të dhunshme penale dhe të vartësve të tyre, do të ndihmojmë që Kosova të ndërtohet si shtet, ku dinjiteti i njeriut është vlerë e pacenueshme dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Pjesë e konferencës “Drejtësi dhe rimëkëmbje për viktimat”, e cila sivjet mban sloganin “1 javë vetëdijesim, 365 ditë shërbim”, ishin edhe Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, si dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve të drejtësisë nga niveli qendror dhe lokal.

thaci-1-650x358_1476702012-2205394

Temat
LajmeVend

Të afërta