Studimi i ri thotë se NJË GOTË VERË është EKUIVALENTE me NJË ORË NË PALESTËR

Hulumtimet e kryera nga Universiteti i Albertas në Kanada kanë zbuluar se përfitimet shëndetësore në reveratrol – përbërës i cili gjendet në verën e kuqe – janë të njëjta...

Hulumtimet e kryera nga Universiteti i Albertas në Kanada kanë zbuluar se përfitimet shëndetësore në reveratrol – përbërës i cili gjendet në verën e kuqe – janë të njëjta me ato që i fitojmë nga ushtrimet fizike.

Sipas hulumtueseve, resveratroli e përmirëson performancën fizike, funksionin e zemrës dhe forcën e muskujve në të njëjtën mënyrë që përmirësohen edhe pas një sesioni në palestër.

Jason Dyck, udhëheqësi i këtij studimi, thotë se këto zbulime do t’i ndihmojnë në veçantë personat që nuk janë të aftë të bëjnë ushtrime fizike.

Diskutimet për përfitimet shëndetësore të verës së kuqe veçse janë të dokumentuara mirë. Disa studime tjera kanë treguar se personat që pinë një gotë verë të kuqe në ditë janë më pak të prirë të zhvillojnë kancerin apo çmendurinë, si dhe është e mirë për zemrën, procesin e anti-plakjes dhe e rregullon sheqerin në gjak.

Temat
Shëndet

Të afërta

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com