Sipas shkencës, ushqimi organik është vetëm shpenzim i kotë i parave (Foto) (Video)

Nuk ka ndonjë dyshim se shumica e blogerëve do t’ju sugjerojnë të hani ushqim organik i cili ju bën super të hollë, super të shëndetshëm – apo edhe ua shërojnë kancerin.,

Megjithatë, për këtë ekziston vetëm një problem i vogël: këto pohime janë shumica gjepura, .

Kanali i shkencës ‘ASAP Science’ ka kryer një sërë hulumtimesh së fundmi – shumica e të cilave sugjerojnë se pavarësisht që janë tejet të shtrenjta, ushqimet organike nuk janë më të mira për shëndetin tuaj, dhe në disa raste vetëm sa mund t’ju sëmurin më shumë.

ASAP Science thotë se kjo është paksa keqkuptuese. Shumë konsumatorë e imagjinojnë se fermerët organikë nuk përdorin pesticide.

Megjithatë, edhe fermerët organikë përdorin pesticide – dhe disa pesticide natyrale janë më serioze për shëndetin sesa ato sintetike. Natyralja jo gjithmonë do të thotë më mirë.

Për më shumë informata rreth këtij zbulimi befasues, më poshtë e keni videon e përgatitur nga kanali i YouTubes që i përkushtohet shkencës.

Temat
Shëndet

Të afërta