Pse fëmijët duhet të flenë herët (Foto)

Qëndrimi i fëmijëve zgjuar deri natën vonë mund të dëmtojë zhvillimin e trurit, paralajmërojnë shkencëtarët. Oraret e parregullta të gjumit mund të dëmtojnë ato pjesë të trurit që janë...

Qëndrimi i fëmijëve zgjuar deri natën vonë mund të dëmtojë zhvillimin e trurit, paralajmërojnë shkencëtarët.

Oraret e parregullta të gjumit mund të dëmtojnë ato pjesë të trurit që janë ende duke u zhvilluar, përfshirë ato që lidhen me shikimin, perceptimin dhe përpunimin e të dhënave.

Pasi privohet nga gjumi, truri i një fëmije ka nevojë për gjumë më të thellë, sidomos në këto pjesë specifike të trurit.

Në studim u vëzhgua aktiviteti i trurit të 13 fëmijëve të moshës 5 -12 vjeç gjatë dy netëve, një javë larg nga njëra – tjetra, teksa të vegjlit flinin në shtëpitë e tyre.

Në rastin e parë ata fjetën në orarin e zakonshëm, ndërsa herën e dytë u lejuan që të qëndronin zgjuar deri vonë.

Skanerat treguan se truri i tyre i përgjigjej ndryshe mungesës së gjumit, krahasuar me të rriturit.

Sasia e paktë e gjumit çonte në rritje të nevojës për gjumë të thellë në ato pjesë të trurit në zhvillim.

Efekti i gjumit të thellë nuk shfaqet në rajonet ballore të trurit, ashtu si tek të rriturit, por në anën e pasme.

Ky efekt mund të jetë i përkohshëm, që do të thotë se shfaqet vetëm gjatl fazave të rëndësishme të zhvillimit të trurit në fëmijëri ose adoleshencë.

Shkencëtarët mendojnë se cilësia e gjumit është përgjegjëse për zhvillimin si duhet të lidhjeve nervore gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Prandaj është e rëndësishme që fëmija të flejë mjaftueshëm gjatë kësaj faze të jetës. Sipas udhëzimeve ndërkombëtare, rekomandohet që fëmijët e moshës 6-13 vjeç të flenë 9-11 orë në natë.

Studimi u realizua nga Universiteti i Zyrihut dhe u publikua në revistën shkencore “Frontiers in Human Neuroscience”, shkruan shendeti,

Temat
Shëndet

Të afërta