Ngordh panda më e vjetër në botë (FOTO)

Panda më e vjetër në botë ka vdekur, kështu kanë lajmëruar pronarët e kopshtit zoologjik në Hong Hong.

“Me dhimbje të thellë, ju njoftojmë se ka ngordhur panda gjigande më e vjetra nën kujdesin e njeriut”.

Panda 38-vjeçare Jia Jia ka ngordhur pas përkeqësimit të shëndetit të saj, dy javët e fundit.

Panda e cila jetoi në kopshtin zoologjik “Ocean Park”, në Hong Kong u mbyt të dielën, me injeksion për të mos ndier dhembje,

Kjo pandë ishte dhënë si dhuratë, së bashku me një pandë tjetër, për nder të përvjetorit të dytë të lirimit të qytetit nga kolonizimi i Britanisë.

Gjatë dy javëve, konsumi i ushqimit nga panda Jia Jia, ka rënë nga dhjetë kilogramë, në 3 kilogramë në ditë.

Pesha e saj mesatare ka rënë nga 71 kilogramë në 67 kilogramë.

Temat
Fun

Të afërta