Nëse mashkulli është shumë më i madh se femra, marrëdhënia funksionon më mirë

Sondazhi i organizuar nga portali “Aristofante” ka nxjerrë në pah se 62% e të intervistuarave kanë pohuar se do të kishin qenë më shumë të kënaqura, nëse do të kishin marrëdhënie me një mashkull shumë më të madh sesa ato.

Duket se sondazhi i mësipërm ka treguar paksa tendencën që së fundmi dukej se po kthehej në modë, ku femra në moshë parapëlqejnë të lidhen në marrëdhënie sentimentale me meshkuj më të ri se to.

Sondazhi ka treguar kështu se ka filluar një rikthim i lehtë për nga formula tradicionale kur partneri shihet si një baba potencialisht i mirë, një partner me një llogari të mirë bankare, por dhe një partner i rafinuar edhe seksualisht.

Sipas “Aristofante”, marrëdhënia funksionon shumë më mirë, nëse mashkulli është shumë më i madh se femra dhe me një diferencë prej 4-8 vjet në moshë.

Temat
Shëndet

Të afërta