Mos u ndalni duke bërë selfie! Shkenca thotë se kjo ju bën më të lumtur (Foto)

Nëse posedoni një shkop për selfie dhe njerëzit përreth jush ndjehen të brengosur për varësinë që e keni krijuar ndaj selfieve, atëherë mos u frikësoni sepse ka arsye shumë të mira se përse duhet të vazhdoni ta bëni këtë.

Siç duket, mbushja e memories së celularit me qindra selfie të buzëqeshura ju bën më të lumtur.

Hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë, në studimin e tyre me 41 studentë, kanë zbuluar se përgjatë kohës disponimi i tyre është rritur dhe janë ndjerë më të lumtur dhe më me shumë vetëbesim – krejt kjo vetëm duke bërë selfie, qoftë edhe nëse i kanë aktruar buzëqeshjet.

Udhëheqësi i këtij studimi, Yu chen, ka thënë se praktikimi i ushtrimeve të cilat e promovojnë lumturinë përmes shkrepjes së fotografisë mund t’i rritë ndjenjat pozitive.

Për këtë testim, shkencëtarët i kanë monitoruar disponimet e studentëve për një muaj.

Mbretërit dhe mbretëreshat e selfieve, pas katër jave (në fund të studimit), ishin shpallur si më komod dhe si me më shumë vetëbesim

s2-2-435x245

Temat
Fun

Të afërta