Lufta e Tretë Botërore është afër

Turqia ka paralajmëruar se bota do të zhytet në një konflikt global me Amerikën dhe Rusinë në anët kundërshtare në qoftë se nuk zgjidhet çështja e luftës në Siri....

Turqia ka paralajmëruar se bota do të zhytet në një konflikt global me Amerikën dhe Rusinë në anët kundërshtare në qoftë se nuk zgjidhet çështja e luftës në Siri.

Siç shkruajnë mediat e huaja, zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, i ka bërë këto komente pasi tensionet mes Washingtonit dhe Moskës u rritën javëve të fundit me SHBA-të.

Deklarata e Kurtumlus vjen pasi vendi i tij dhe aleatët perëndimorë i kanë bërë thirrje presidentit sirian, Bashar al-Assad, të japë dorëheqje, ndërsa Rusia është një përkrahës kryesor i regjimit në Damask së bashku me Iranin.

Siç citojnë mediat e huaja, Kurtulmus ka thënë: “Në qoftë se kjo luftë vazhdon, pas kësaj, më lejoni të jem i qartë, Amerika dhe Rusia do të vijnë në një pikë të luftës”.

Ai më pas paralajmëroi se konflikti sirian ka vënë botën “në prag të fillimit të një lufte të madhe rajonale apo globale”.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-ve tashmë vlerësohen si më të ulëtat që nga Lufta e Ftohtë gjatë konfliktit të Ukrainës.

Temat
Botë

Të afërta