Linda këngë për përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini (Video)

Linda trashmë njihet për krijimin e këngëve si të personaliteteve por edhe të ngjarjeve të ndryshme, shkruan Kosovarja.

Linda në videon e fundit ka bëre një lutje te një figurë e rëndësishme, ajo është përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini.

Linda i ka kushtuar këngën përfaqësueses së lartë për politik të jashtme dhe siguri që të ndërhy në Serbi në lirimin e Nehat Thaqit, i cili u arrestua në mbrëmjen e 30 shtatorit të këtij viti në vendkalimin kufitar në Konçul.

Nehat Thaqi ushtronte detyren e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë. Arrestimi është bazuar në një urdhër-arrest të Gjykatës së Lartë në Nish, për vepër penale-terrorizëm.

Nënkoloneli vazhdon të mbahet ende në paraburgim, dhe Linda ka lutje për lirim të Nehatit.

Temat
Showbiz

Të afërta