Kosovarët ua vënë drynin bizneseve, për gjashtë muaj mbyllën mbi 1 mijë

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës, për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë mbyllur 1 mijë e 384 ndërmarrje që i bie 448 ndërmarrje më shumë se sa në vitin e kaluar.

Sipas BQK’së , veprimtaria e ndërmarrjeve të mbyllura ishte nga sektori i tregtisë, prodhimtarisë dhe hotelerisë, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë që sa i përket regjistrit të bizneseve, deri në qershor 2016 është shënuar rritje e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara. Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 5,697 apo 628 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak, ndërsa u mbyllën 1,384 ndërmarrje apo 448 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak.

Edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, numri më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara ishte në sektorin e tregtisë me 1,599 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i prodhimtarisë me 677 ndërmarrje, hotelerisë me 575 ndërmarrje dhe bujqësisë me 484 ndërmarrje. /GazetaExpress/

bisnese_1476720943-7353275

Temat
LajmeVend

Të afërta