Kosovarët nuk po shkojnë më si xhihadistë në Lindjen e Mesme

Tashmë, numri i luftëtarëve nga Kosova që janë bashkuar me grupet ekstremiste në Lindjen e Mesme, e që ishte dikur më i larti për frymë në Evropë, është ndalur, sipas zyrtarëve qeveritarë, analistëve dhe ish-luftëtarëve.

Tashmë, numri i luftëtarëve nga Kosova që janë bashkuar me grupet ekstremiste në Lindjen e Mesme, e që ishte dikur më i larti për frymë në Evropë, është ndalur, sipas zyrtarëve qeveritarë, analistëve dhe ish-luftëtarëve.

Sipas ekspertëve, kthesa vjen pas një goditjeje të Qeverisë ndaj rekrutimit të ekstremistëve në Kosovë, një fushatë edukimi për të treguar të këqijat e grupeve radikale, dhe një rënieje të thirrjeve për militantizëm nga “Shteti Islamik”.

“Kosova ka bërë punë të mirë në angazhimin e drejtpërdrejtë të komuniteteve myslimane lokale në përpjekjet për të edukuar anëtarët e tyre ndaj rreziqeve të redikalizimit”, deklaroi Sarah Bedenbaugh për “Zërin e Amerikës”, një eksperte e Ballkanit në Këshillin e Atlantikut, me qendër në Washington.

Vendi pa dalje në det, ka luftuar me rritjen e radikalzimit të rinisë myslimane që u shtua me fillimin e Luftës Civile siriane në vitin 2012. Gati 93 për qind e popullsisë prej 1.7 milionë banorëve të Kosovës janë me traditë myslimane. Të rinjtë në Kosovë u tërhoqën nga xhihadi, ndërsa papunësia e lartë e kësaj grupmoshe dhe edukimi i ulët i la ata të zbrazët, thonë analistët.

Sipas statistikave të Qeverisë kosovare, 314 qytetarë të Kosovës u bashkuan me grupet e armatosura në Siri përfshirë grupe ekstremiste si “Shteti Islamik”, Fronti “Al-Nusra” dhe “Ahrar al-Sham”.

Afërsisht 75 luftëtarë nga Kosova mbetën në vijat e frontit në Siri, deklaroi Fatos Makolli, drejtor i antiterrorizmit në Policinë e Kosovës. Së paku 57 shtetas të Kosovës kanë vdekur në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Por, pak tani po largohen për në Siri dhe të paktën një e treta janë kthyer, thonë zyrtarët. Të paktën 110 qytetarë të Kosovës që luftuan në Siri me grupe të ndryshme islamike janë kthyer në atdhe, thonë autoritetet.

Kosova është vendi më i vogël në rajonin e Ballkanit, me një popullsi me shumicë myslimane. Vendi fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Temat
Botë

Të afërta