Komuna e Prishtinës me aktivitete të ndryshme për të verbrit

Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës, e mbështetur nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport si dhe nga “Yunus Emre Enstitüsü” në Prishtinë, do të organizoj një aktivitet në kuadër të shënimit të “Javës së Shkopit të Bardhë”, njofton Klan Kosova.

Grupi i “Ambasadorëve të Rinj” nga data 17 deri më 21 Tetor do të organizojë një aktivitet vetëdijësues për vështirësitë me të cilat përballen personat e verbër dhe ata me shikim të dobët.

Ky aktivitet do të organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në një tendë në të cilën, të gjithë ata që janë të interesuar, do të kenë mundësi qe t’i kalojnë disa minuta në errësirë të plotë për ta përjetuar ndjenjën e të verbërve.

Hyrja në tend është pa pagesë dhe e lejuar për këdo!

Tenda do të jetë e hapur nga ora 14:00 deri në orën 20:00.

14753929_1291512704227283_9028840941312823796_o-690x380

Temat
LajmeVend

Të afërta