Kina mbron Pakistanin, pas akuzave të Indisë

Kina i doli në mbrojtje Pakistanit pas komenteve të kryeministrit indian, Narendra Nodi, në samitin e BRICS-it (Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës Jugore) se Pakistani është “djepi i terrorizmit”

Shënjestrat e kryeministrin Nodi, tejkaluan pikëpamjet e tij diplomatike për ta izoluar Pakistanin, të cilin India e akuzon për sponsorimin e terroristëve në kufi.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha se Kina kundërshton çdo formë të terrorizmit. “Ne gjithashtu kundërshtojmë lidhjen e terrorizmit me ndonjë shtet të specifikuar, etnie apo religjioni. Ky është qëndrimi i Kinës”, ka thënë ajo për një të përditshme në Pekin, transmeton Express.

“Pakistani ka bërë përpjekje të mëdha dhe sakrifica për ta luftuar terrorizmin, dhe mendoj se ndërkombëtarët duhet ta respektojnë këtë”, ka shtuar ajo.

xxx_1476699368-9409234

Temat
BotëLajme

Të afërta