Ka ngordhur panda gjigande më e vjetra në botë, në moshën 38-vjeçare

Ka ngordhur në moshën 38-vjeçare, panda më e vjetër në botë.

“Me dhimbje të thellë, ju njoftojmë se ka ngordhur panda gjigande më e vjetra nën kujdesin e njeriut”, kanë thënë pronarët e kopshtit zoologjik në Hong Kong.

Panda 38-vjeçare ka ngordhur pas përkeqësimit të shëndetit të saj, dy javët e fundit.

Jia Jia, e cila jetoi në kopshtin zoologjik “Ocean Park”, në Hong Kong u mbyt të dielën, me injeksion për të mos ndier dhembje.

Kjo pandë ishte dhënë si dhuratë, së bashku me një pandë tjetër, për nder të përvjetorit të dytë të lirimit të qytetit nga kolonizimi i Britanisë.

Gjatë dy javëve, konsumi i ushqimit nga panda Jia Jia, ka rënë nga dhjetë kilogramë, në 3 kilogramë në ditë.

Pesha e saj mesatare ka rënë nga 71 kilogramë në 67 kilogramë.

Temat
Botë

Të afërta