Ju telefonojnë me numër privat? Ja si ta zbuloni

Mund t’ju ketë ndodhur shpesh që të bezdiseni nga persona që ju telefonojnë me numra privatë. Jeni munduar t’i jepni fund kësaj situate por nuk keni ditur si ta bëni?

Ne do t’ju paraqesim një mundësi se si ju mund të zbuloni se kush ju telefonon me numër privat. Si fillim duhet të shkoni tek paneli “Setings”, më pas duhet të selektoni opsionin “About Phone”, përzgjidhni opsioni “Status” dhe nëse do të shikoni opsionin “My phone number” e cila thotë “Unknown” ju duhet të ndiqni këto hapa.

Shkruani kodin *121*9# dhe më pas shtypni butonin e telefonatës që ky kod të aprovohet, në momentin që do t’ju shfaqet në celularin tuaj mesazhi “USSD code running and MMI complete” ju duhet të përsërisni edhe një herë proçesin e kodit dhe më pas ju do të keni mundësi të shikoni se kush ju telefonon me numë privat.

Temat
Teknologji

Të afërta