Ja si ta kuptoni nëse ju përgjohet telefoni

Në kohën kur secili ka telefon celular, kryesisht me lehtësi mund të përgjoheni nga ana e pronarit. Ja disa këshilla të rëndësishme në kuadër të aferës së përgjimeve në...

Në kohën kur secili ka telefon celular, kryesisht me lehtësi mund të përgjoheni nga ana e pronarit.

Ja disa këshilla të rëndësishme në kuadër të aferës së përgjimeve në Maqedoni. Telefonat celularë janë caku kryesor i përgjimit.

Ekzistojnë disa mënyra se si në mënyrë ilegale mund t’ju përgjojnë:

1. Një pajisje eksterne e kyçur në USB të cilët mund t’i marrin të gjitha të dhënat nga SIM kartela juaj. Kartela duhet të jetë fizikisht e vendosur në pajisje. Në atë mënyrë mund të kopjohen të gjitha SMS porositë nga SIM kartela juaj, si dhe në raste të ndryshme edhe bisedat e juaja.

2. Pajisje në të cilin vendoset numri juaj i cili përgjohet. Ajo pajisje i regjistron të gjitha bisedat e juaja dhe kopjet e tyre i regjistron në një lokacion, në veçanti në të dhënat e kompanisë e cila e mirëmban atë pajisje.

3. Keni kujdes ku e lini telefonin, pasi dikush mund të instalojë programe si FlexiSpy dhe RecordPro. Këto programe mundësojnë që live të përgjohen telefonat e juaj. Ato programe kanë edhe GPS lokator, i cili në secilin moment e tregon vendndodhjen tuaj.

4. Kompani që merren me ndjekjen tuaj nëpërmjet internetit. Është e nevojshme që ta kenë vetëm numrin tuaj dhe pastaj e përcaktojnë vendndodhjen tuaj.

Por si të dallojmë se jeni duke u përgjuar:

1. Bateria harxhohet shumë shpejt

2. Çkyçje e ngadaltë e celularit

Nëse ju nevojitet kohë më e gjatë për ta fikur telefonin se koha normale, ky është një tregues se telefoni juaj po përgjohet. Nevojitet më shumë kohë që të gjitha programet që ju përgjojnë të shkyçen. Është e mundur që edhe celulari juaj të mos jetë në rregull por nëse ndodh shpesh, atëherë keni kujdes se çfarë ndodh.

3. Zëra të çuditshëm në prapavijë

Nëse krijohet zhurmë ose dëgjohen zëra tjerë përveç zërit tuaj atëherë është një tregues se dikush ju përgjon.

4. Zë robotik

Nëse në prapavijë dëgjoni zë robotik edhe kjo është një shenjë se dikush ju përgjon.

5. Përderisa nuk e përdorni celularin

Nëse celulari juaj fillon të sillet në mënyrë të çuditshme, atëherë dikush mund të instalojë programe për përgjim. Këta programe instalohen shumë lehtë nëpërmjet emailit ose transferimin e informacioneve nëpërmjet bluetooth. Edhe në telefonat fiks mund të përgjoheni. Keni kujdes në zërat të cilat dëgjohen në prapavijë.

Temat
Shëndet

Të afërta