Ja si mund ta zvogëloni faturën e energjisë

Energjia elektrike duket se e ka “gjobën” më të lartën për t’i ndëshkuar njerëzit e pakujdesshëm. Ata të cilët nuk e kursejnë energjinë, fatura ndaj tyre është dyfish më e lartë se e kursimtarëve.

Kursejeni energjinë elektrike! Kjo është motoja që e keni dëgjuar qindra e mijëra herë, por ndoshta nuk e keni ditur saktë se sa e kurseni buxhetin familjar, nëse e kurseni energjinë elektrike.

Dallimi i çmimeve për kilovat orë energji elektrike (kwh) që paguajnë familjet kursimtare të energjisë elektrike, me ato që nuk janë të kujdesshme në këtë aspekt, është shumë i madh.

Familjet që shpenzojnë deri në 200 kwh në muaj do ta gjejnë veten në Bllokun e parë të shpenzuesve, e që është blloku me tarifat më të ulëta.

Pas 200 kwh, çmimet e enrgjisë rriten dukshëm deri në 600 kwh, ndërsa ata që e kalojnë shpenzimin prej 600 kwh do të paguajnë edhe më tepër për këta kilovat orë.

Nëse shpenzoni mbi 600 kwh për një muaj, ju do të futeni në Bllokun e tretë dhe çmimi që do të faturohet për kohën e shpenzimit të energjisë në sezonin dimëror është nga 5.58 € brenda tarifës së ulët, që është në fuqi nga ora 22:00 deri në orën 07:00 dhe në 11.17 € në tarifën e lartë që është në fuqi prej orës 07:00 deri në orën 22:00.

Kurse për kohën e shpenzimit të energjisë në sezonin veror, shpenzuesit që hyjnë në Bllokun e tretë gjatë orëve 23:00 – 08:00 do të faturohen me 4.01 € për kilovat orë, ndërsa për orët 08:00 deri në 23:00 me 8.00 € për kilovat orë.

raporti_i_bankes_botrore

humë më të lumtur me faturat e energjisë elektrike, do të jenë ato familje që janë kursimtare dhe nuk shpenzojnë mbi 200 kwh në muaj. Këta do të jenë në Bllokun e parë të shpenzimeve dhe do të paguajnë energjinë me çmimet më të ulëta.

Çmimi i energjisë për shpenzuesit e këtij blloku, që do të paguajnë në sezonin dimëror është 2.79 € për kilovat gjatë orëve të natës dhe 5.55 € gjatë ditës.

Kurse në shpenzimin e energjisë në sezonin veror, për shpenzuesit e Bllokut të parë, çmimi është vetëm 1.99 € gjatë natës dhe 3.99 € për kilovat orë gjatë ditës.

Zyra e rregullatorit ka aplikuar tarifa sezonale, duke u bazuar në nivelin e konsumit. Pra gjatë muajve të verës, apo nga prilli deri në shtator, kemi tarifën e ulët, ndërsa nga tetori deri në prill tarifën e lartë.

Një vendim i tillë i ZRRE-së është marrë me synimin që qytetarët të kursejnë më tepër në kohën kur konsumi është më i lartë. Kjo vjen si rezultat i mungesës së prodhimit vendor, për t’i bërë ballë kërkesës e cila gjatë dimrit natyrshëm është më e lartë.

Sot Energjia Elektrike në Kosovë kryesisht prodhohet nga termocentralet “Kosova A” dhe B. Por edhe nëse këto termocentrale do të punonin në kapacitetin e tyre të plotë dhe pa ndërprerje (që ndodh shumë rrallë), nuk mund të përmbushin kërkesën.

Ja kur mund ta kurseni xhepin

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se Kosova ka një strukturë komplekse të tarifave të energjisë elektrike.

Ai ka shpjeguar se me qëllim të ofrimit të mundësive për kursim të shpenzimeve elektrike, struktura aktuale e tarifave të energjisë elektrike dallon sipas: Sezonit (veror – prill – shtator) dhe (dimëror tetor – mars), orarit ditor (07:00- 22:00 gjatë sezonit dimëror dhe 08:00-23:00 gjatë sezonit veror) dhe orarit të mbrëmjes (22:00-07:00 gjatë sezonit dimëror dhe 23:00-08:00 gjatë sezonit veror). Dhe sipas blloqeve, respektivisht Blloku i I-rë me shpenzim deri në 200 kwh/muaj, Blloku i II-të nga 200 deri në 600 kwh/muaj, dhe Blloku i III-të mbi 600kwh/muaj.

“Çmimet aktuale në fuqi, të cilat gjithashtu në baza vjetore aprovohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji, për kategorinë e amvisërisë (2 tarifor) është si në vijim:

Çmimi i KEK-ut përcaktohet nga Zyra e Rregullatorit për Energji në baza vjetore. Çmimi mesatar i KEK-ut për vitin 2015 është 26.47 €/MWh”, ka shpjeguar Buzhala.

Përveç energjisë, në faturë kalkulohet edhe TVSH-ja dhe leximi i orës.

Përveç çmimit, të cilin e paguani për energjinë elektrike që e keni shpenzuar, në faturat e KEDS-it kalkulohet edhe TVSH-ja, e po ashtu edhe çmimi për leximin e orëve.

“Përveç konsumit të energjisë elektrike, në faturën e konsumatorit të amvisërisë, parashihen edhe shpenzimet për mbulimin e kostove të leximit dhe faturimit. Vlera e këtyre kostove është 2.5 euro për muaj për konsumatorë”, ka bërë të ditur Buzhala.

Eksperti i energjisë elektrike, Agron Dida, thotë se tarifat e energjisë do të mundë të ishin më të ulëta, po të shfrytëzoheshin pasuritë nëntokësore të Kosovës.

“Kjo pasuri minerare, fatkeqësisht nuk po shfrytëzohet ende as sot, edhe pse SHBA, Banka Botërore dhe veçanërisht Gjermania, po mbështetë fuqimisht projektet tona, për shfrytëzimin e lignitit”, tha Dida, raporton “Infokusi.com”.

“Konsumi i energjisë elektrike varet jo vetëm nga hapësira e banimit, por edhe nga shfrytëzimi racional i pajisjeve elektrike. Një ndikim të madh në rritjen e konsumit të energjisë elektrike e luan lloji i energjisë që shfrytëzohet për përgatitjen e ushqimit dhe ngrohjes”.

Nga të dhënat e vitit të kaluar (2014), konsumi mesatar për konsumatorët e amvisërisë (2 tarifor), ishte 414 kwh për muaj.

“Pagesat në faturën e energjisë elektrike përbëhen nga 3 komponentë: vlera në euro për kilovatët e shpenzuar, në përputhje me strukturën tarifore; vlera në euro për ngarkesën fikse dhe vlera e TVSH-së”.

Temat
FunVend

Të afërta