Hoxhaj udhëton për vizitë zyrtare në Suedi

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Suedi.

Kryediplomati kosovar atje do të takohet me homologen suedeze, Margot Wallström, me të cilën do të diskutojnë për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Në këtë drejtim ai pritet të kërkojë nga Wallström, vazhdimin e përkrahjes për Kosovën në fushat që kanë objektiv përshpejtimin e procesit integrues në strukturat euro-atlantike pasi që Suedia është një nga shtetet e shumta që e ka mbështetur Kosovën në sektorë të rëndësishëm si, në zhvillimin e arsimit, mjedis dhe klimë, në qeverisjen demokratike dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.

Hoxhaj gjatë vizitës zyrtare do të ketë takime edhe me përfaqësues të Komisionit për Punë të Jashtme, të cilët gjithashtu do t’i njoftojë me përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet institucionale me qëllim integrimin e vendit në BE, transmeton Klan Kosova

Temat
LajmeVend

Të afërta