Hit i ri në rrjetet sociale Limonada e zezë (Foto)

Limonada e zezë është hiti i fundit të cilin e kemi vërejtur në internet, që me shpejtësi të madhe përhapet në rrjetet sociale.

Të gjithë thuajse po çmenden për të, ana më e mirë e kësaj limonade është se është shumë e shëndetshme.

Ngjyra e pazakontë e limonadës së zezë vjen si pasojë e hidratit aktiv, i cili është i prodhuar nga torfeja, lëvorja e kokosit dhe druri.

Pos kësaj, në limonadë gjendet edhe lëngu i limesë, limonit, ujë dhe shurup ëmbëltues, për shije më të mirë.

Falë këtyre komponentëve, limonada e zezë sugjerohet në procesin e detoksimit ose atëherë kur dëshironi të humbni ndonjë kilogram shtesë.

Po ashtu ky kombinim me vitamina C është i mirë për të gjithë ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës pas konsumimit të alkoolit.

Temat
Fun

Të afërta