A është gjetur sekreti i rinisë së përjetshme?

Hulumtuesit kanë identifikuar një faktor kyç në procesin e plakjes dhe thonë se një ditë ai mund të çojë në një jetë më të gjatë.

Në një studim të ri të kryer në minj dhe krimba, hulumtuesit gjetën se duke shtuar një përbërës të njohur si ‘koenzima NAD+’ mund të shtyhet plakja fizike dhe të zgjatet jeta.

Mendohet se këto efekte do të shihen edhe në njerëz gjithashtu, gjë që do të ndihmonte në parandalimin e sëmundjeve si Alzheimer dhe Parkinson.

Studimi nga Qendra për Plakje të Shëndetshme në Universitetin e Kopenhagës ekzaminoi efektet në minj dhe krimba. Duke shtuar NAD+, u zbulua se mund të vonohet procesi i plakjes së qelizave – duke zgjatur edhe jetën e minjve dhe krimbave.

Temat
Shëndet

Të afërta