Djali i Isa Mustafës po martohet, cakton datën e dasmës

U fejua në maj të këtij viti. Dhe tashmë ka caktuar ditën e dasmës.

Sipas burimeve të afërta të Kolona.al, me familjen Mustafa, djali i Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës, Besniku ka vendos që t’i jap fund beqarisë në nëntor të këtij viti.

Besnik Mustafa i cili ka zgjedh për nuse bukuroshen Edita Bajrami, do të kurorëzoj këtë dashuri me 9 nëntor, ndërsa ftesat për dasmën ka nis t’i drejtoj tek njerëzit që do t’i ftoj në ditën më të rëndësishme të tij./Magazina

besnik-mustafa

Temat
Showbiz

Të afërta