Detaje ekskluzive nga projekti i ri i Ermalit (Video)

Ermal Fejzullahu vitet e fundit ka qenë një ndër këngëtarët më të kërkuar në estradën shqiptare.

Suksesi i i tij është vërejtur pothuajse në çdo lansim të projekteve muzikore. Ndërsa në një prononcim për Indeksonline Ermali ka zbuluar se projekti i tij i radhës do të publikohet brenda dy jave.

Kënga titullohet “Ai nuk ka me të dashtë si unë”, dhe sigurisht do të jetë tejet e dëgjuar nga të gjithë fansat e tij. Po ashtu kësaj kënge Ermali është duke i realizuar edhe videoklipin në mënyrë që projekti të publikohet në mënyrë të kompletuar.

Ermali nuk ka hezituar që për Indeksonline të zbulojë që pas bashkëpunimit me reperin Gjiko, do të ketë edhe shumë projekte të reja. “Do të ketë shumë surpriza deri në fund të vitit. Do të kem edhe dy bashkëpunime të tjera të cilat jam shumë i bindur se do të pëlqehen shumë nga publiku”, ka thënë Ermal Fejzullahu.

Temat
Showbiz

Të afërta