Del në shitje llaptopi më i hollë në botë (Video)

Acer Swift 7, që është laptopi më i hollë në botë, me trashësi prej më pak se 1 centimetër, është tani në dispozicion për t’u blerë.

Pajisja prej 13.3-inch është sigurisht mjaft e shpejtë falë të një procesori Kaby Lake Core i5-7Y54, me shpejtësi deri në 3.2 ghz, dhe vjen me 256GB hapësirë të brendshme dhe 8GB RAM.

Acer ka ndërtuar kështu laptopin më të hollë deri më sot me një trashësi 9.98mm dhe një peshë 1.1kg.

Dhe nëse ju jeni duke menduar se e gjitha kjo do të thotë që laptopi do të ketë një jetëgjatsi të pakët të baterisë, Acer llogarit jetëgjatësinë të baterisë deri në nëntë orë.

Çmimi i këtij llaptopi në SHBA është 1.099 dollarë amerikanë.

Temat
Teknologji

Të afërta