Boronicat mbrojnë zemrën (Foto)

Studimi ynë vërtetoi se konsumi i përditshëm i boronicave ngadalëson shumë kalimin nga parahipertensioni në hipertension duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Ngrënia e boronicave mund të zvogëlojë ndjeshëm efektet negative të menopauzës në rrugët kardiovaskulare.

Konsumi i një filxhani boronicash çdo ditë ulë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sidomos te femrat të cilat janë në fazën postmenopauzë.

“Studimi ynë vërtetoi se konsumi i përditshëm i boronicave ngadalëson shumë kalimin nga parahipertensioni në hipertension duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës”, tha doktoresha Sarah Johnson, udhëheqëse e studimit.

Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër vrasësit më të mëdhenj dhe vetëm në Britaninë e Madhe vrasin çdo vit rreth 150-160 mijë persona.

Johnson ishte duke studiuar efektet e disa ushqimeve në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe doli që boronica ishte ndër ngadalësuesit e këtyre sëmundjeve.

Temat
Shëndet

Të afërta